Shpalli fitoren por shteti që mbylli kufijtë me Shqipërinë, shënon raste të reja me Covid-19
Bota E Martë, 23 Qershor 2020 11:10
Tetë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Mal të Zi. Tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme. Aktualisht janë 51 persona në Mal të Zi kanë Covid-19. Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Më 14 qershor sërish u regjistrua një rast me Covid-19.