Shpërthejnë polemikat – Papa kërkon të drejtën e shtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve

“Në respekt të së drejtës universale të njeriut, fëmijëve të emigrantëve që në lindje i duhet njohur dhe çertifikuar e drejta e nënshtetësisë”, ka deklaruar Papa Francesku gjatë meshës së sotme mbajtur në sheshin Shën Pjetro në Vatikan.

“Statusi i pashtetësisë në të cilën gjënden jo pak herë emigrantët e refugjatët mund të shmanget lehtësisht me anë të legjislacionit të nënshtetësisë dhe në përputhje me parimet themelore ndërkombëtare të së drejtës së njeriut”, tha Ati i Shenjtë duke dhënë dhe mesazhin e tij se Dita Botërore e Emigrantit do të celebrohet më 14 janar 2018.
“Sfidat e shumta të emigracionit bashkëkohor, tha Papa Francesku në apelin e tij, duhen përballur me bujari, mencuri, përulësi e largëpamësi e secili brenda mundësive të tij!

Mikpritje, mbrojtje, e promovimi e integrimi i figurës së emigrantit e refugjatit është tema e mesazhit të Atit të Shenjtë për Ditën Botërore të Emigrantit 2018-

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas apelit të Papa Francesjut nuk kanë munguar polemikat nga politika italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka reaguar kundër këtij apeli lideri i Lidhjes së Veriut Matteo Slavini i cili në një postim në facebook shkruan se “të drejtën e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve Papa Franceku ta aplikojë në Shtetin e tij në Vatikan. Italia nuk mund të mikpres e të mbaj gjithë botën.”

Kundër  apelit të Papës është shprehur dhe nënkryetari i Dhomës së Senatit, senatori Roberto Calderoli i cili e quan të gabueshme kërkesën e Atit të Shenjtë për t’i dhuruar të drejtën e nënshtetësisë italiane mbi 2 milionë fëmijve të emigrantëve të lindur e të shkolluar në Itali.

“Italia është vendi që çdo vit jep më shumë nënshtetësi se çdo vend tjetër europian e ndryshe nga Vatikani që këtë gjë e bën shumë rrallë“, tha ai .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?