Shpërthejnë qytetarët, dalin në protestë: Kryeministër i krimit, ik në shtëpi

Viti 2021 nisi me protesta në Izrael. Qindra e mijëra qytetarë dolën në protestë kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion dhe “dështim në menaxhimin e pandemisë së Covid-19”.

Protestuesit me maska dhe bluza ​​me mbishkrimin “Kryeministri i krimit”, duke iu referuar Netanyahu-t, shpesh brohorisnin: Bibi (Netanyahu), ik në shtëpi. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe “Ik”, duke i bërë thirrje Netanyahu-t të japë dorëheqjen.

Policia, e cila bllokoi rrugët që çojnë në zonën ku u mbajt protesta, mori masa të gjera të sigurisë zonë. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Tel Aviv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia izraelite ndaloi tetë protestues në një protestë para rezidencës së kryeministrit gjatë orëve të ditës. Protestat kundër Netanyahu-t kanë vazhduar për 28 javë në Izrael, vend i cili është prekur nga vala e tretë në pandemisë Covid-19 dhe ku papunësia po rritet gradualisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?