Shpërthen bomba në Siri, ndërrojnë jetë 5 persona, mes tyre 2 fëmijë
Bota E Shtunë, 2 Janar 2021 17:28
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siri, ku një bombë ka shpërthyer në verilindje të Sirisë afër një tregu perimesh në Ras al-Ain.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vrarë 5 persona, 3 civilë dhe dy fëmijë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Lufta civile në Siri ka vrarë më shumë se 387,000 njerëz dhe ka zhvendosur miliona nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i vitit 2011.