Shpërthen depoja me fishekzjarrë, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e 2 shpërthimeve të njëpasnjëshme të një depo me fishekzjarrë. Ngjarja ndodhi në Messina të Italisë, ndërsa raportohet edhe për 3 persona të plagosur dhe dy të zhdukur.
Një nga viktimat është Venera Mazzeo, 71 vjeç dhe është gruaja e pronarit. Ndër t plagosurit që janë shtruar në spital është dhe djali i pronarit, Bartolomeo Costa 37 vjeç.
Në zonë u dëgjua një zhurmë dhe menjëherë pas saj një shpërthim i fortë, i cili u dëgjua deri në bashkinë fqinje të Milazzo, duke shkaktuar panik.
Punëtorët po punonin me disa mjete salidimi nga ku shkëndijat kanë rënë në kontakt me barutin e më pas shkaktuan shpërthimin.