Shpërthen kreu i OBSH: S’mund të vaksinohen të rinjtë përpara mjekëve në vendet e varfra. Bota në prag të një dështimi katastrofik

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shpërthyer ndaj vendeve të pasura, duke lëshuar kritika sa i takon fushatës së vaksinimit. Tedros Adhanom Ghebreyesus pohoi se nuk mund të vaksinohen të rinjve e vendeve të pasura, përpara mjekëve në vendet e varfra.

Sipas kreut të OBSH, bota është në prag të një dështimi katastrofik moral. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari. Nga ana tjetër ai thekson se nuk është e drejtë që të shëndetshmit dhe të rinjtë në vendet e pasura të vaksinohen përpara punonjësve të shërbimit shëndetësor në vendet më të varfra.

“Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?