Shpërthen Merkel dhe detyron BE: Europa të nënshkruajë një politikë të njëjtë ose…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar që vendet brenda Bashkimit Europian (BE-së) të ndajnë një politikë të jashtme konsistente dhe kolektive dhe të mos “devijojnë nga një konsensus europian”. Në një intervistë me gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, Angela Merkel tha se vendet anëtare të BE-së, duhet të gjejnë një qëndrim të përbashkët ndaj Kinës dhe Rusisë”.

“Bota duhet të shohë se shtetet pjesë e BE-së nuk devijojnë nga një konsensus europian mbi këto çështje”. Merkel shtoi se shpresonte se një zgjidhje finale do jepet për krizën e emigrantëve dhe se kjo do të gjendej në një “të ardhme jo shumë të largët”.

Kancelarja mbetet e bindur se BE-ja nuk duhet të pranojë aneksimin e Krimesë të Rusisë. “Kur dëgjoj, për shembull, që ne duhet të pranojmë aneksimin e Krimesë nga Rusia, pyes veten: Çfarë do të kishte ndodhur nëse çështja e RDGJ-së do të trajtohej në atë mënyrë, nëse njerëzit do të thoshin: Po sigurisht, Gjermania do të mbetet e ndarë, që nuk do të ndryshojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkel shpreson të fitojë zgjedhjet gjermane këtë muaj dhe të bëhet kancelare e vendit për herë të katërt. Kancelarja dhe rivali i saj kryesor i zgjedhjeve, Martin Schulz ka bërë thirrje për t’i dhënë fund bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE. Merkel gjithashtu mori një goditje nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ajo pretendon se po lejon Turqinë të shkojë më larg nga Europa dhe vlerat e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që ne po përjetojmë në këtë momente me qytetarët gjermanë qv janë në paraburgim në turqi është serioze dhe absolutisht e papranueshme”.

Ajo ka hedhur poshtë paralajmërimin e Turqisë ku Ankaraja kishte paralajmëruar qytetarët se ata rrezikojnë të ballafaqohen me racizmin ose terrorizmin nëse shkojnë në Gjermani. Kancelarja gjithashtu tha se është e gatshme të angazhohet në bisedimet e diplomacisë për t’i dhënë fund programit të raketave bërthamore të Koresë së Veriut.

Gjatë intervistës, kancelarja bëri thirrje që njerëzit të mos krijojnë stereotipe ndaj vendeve anëtare të bllokut. “Gjithmonë u përpoqa t’i tregoja njerëzve, që mos flasin kurrë për grekët, italianët dhe francezët. Gjithmonë shikoni qeniet njerëzore individuale”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?