Shpërthen në flakë karburanti në mes të qytetit/ Plagosen 13 persona, mes tyre edhe zjarrfikës

Të paktën 13 persona janë lënduar nga shpërthimi i madh që u shkaktua nga një pikë karburanti në jugperëndim të Rusisë, në qytetin e Volgogradit. Mediet lokale raportojnë se 10 nga të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të  marrë trajtim mjekësor.

Mes tyre ishin edhe disa zjarrfikës që shkuan në vendngjarje për të shuar flakët. Mendohet se zjarri është shkaktuar nga një shkarkesë e energjisë elektrike pasi karburanti kishte një cisternë dhe rezervuar nëntokësor.

Zjarrfikësit kishin evakuuar stafin e karburantit para shpërthimit që shkaktoi një flakë më të madhe, e cila u përhap në 1.000 metra katrorë.

SHKARKO APP