Një përleshje e madhe ka ndodhur në aeroportin Hannover mes popullit të kurdëve dhe disa të tjerëve, që mendohen se janë turq.

Goditjet filluan kur demonstruesit po protestonin kundër veprimeve ushtarake të Turqisë ndaj luftëtarëve kurdë në Siri.

Sipas mediave lokale, lufta përfshiu 180turq dhe kurdë për operacionin e Ankarasë për të përzënë njësitë e YPG në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasjet shpërthyen në Terminalin B, me pamjet dramatike që tregonin turma të njerëzve të zemëruar që shkëmbyen grushta dhe shkelma, duke mposhtur njëri-tjetrën me flamuj dhe thirrje si: “Erdogani fashist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia përdori spraj për humbjen e përkohshme të shikimit për të ndarë të dy anët, ndërsa dy persona duhej të trajtoheshin për “lëndime të lehta”.

Operacioni kundër forcave kurde në Afrin (një zonë kurde e Sirisë) filloi të shtunën. Ushtria turke e ka quajtur grevën ushtarake “vetë-mbrojtje legjitime”.