FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Trump: Epoka e durimit përballë Phenianit ka përfunduar

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi të premten se epoka e durimit përballë Koresë së Veriut ka përfunduar, duke kritikuar një regjim që nuk ka respekt për jetën njerëzore.

“Durimi strategjik me regjimin koreanoverior ka përfunduar. Sinqerisht, durimi ka përfunduar”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë në krahë të presidentit të ri koreanojugor, Moon Jae In.

“Objektivi jonë është paqja, siguria dhe stabiliteti për rajonin. Por SHBA-ja do të mbrohet gjithnjë dhe do të mbrojë gjithnjë aleatët e saj”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Së bashku, ne përballemi me kërcënimin e regjimit të rrezikshëm dhe brutal të Koresë së Veriut. Programi bërthamor dhe balistik i këtij regjimi kërkon një përgjigje të vendosur”, vazhdoi presidenti amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump garantoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë afër me Korenë e Jugut, Japoninë dhe partnerët e tjerë në gjithë botën për një tërësi masash diplomatike, ekonomike dhe sigurie kundër këtij regjimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?