Shpërthim i fuqishëm në oborrin e një çerdheje në Kinë, 10 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Bota E Shtunë, 29 Maj 2021 09:49
Sipas medave të huaja, shpërthimi goditi pjesën jashtë hyrjes së kopshtit në Fengxian County, provinca Jiangsu, në kohën kur prindërit po merrnin fëmijët e tyre.
Policia lokale ka thënë se një numër njerëzish u plagosën nga shpërthimi, mes tyre dhe fëmijë.
Pamjet e tmerrshme të publikuara nga mediat kineze tregojnë trupat e fëmijëve të vegjël të shpërndarë nëpër dysheme, jashtë hyrjes së çerdhes.
Imazhe të tjera tronditëse tregojnë viktimat me gjak, e disa me rroba të djegura.
Shërbimet e urgjencës kanë arritur në vendngjarje, por shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.
KOHA JONË SONDAZH

