Shpërthim i fuqishëm në Suedi
16 persona kanë mbetur të plagosur deri më tani, ku 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bllok apartamentesh në qytetin suedez të Gotenborgut.
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorën nga dritaret banorët, të cilët rrezikoheshin seriozisht dhe nga zjarri që përfshiu godinën pas shpërthimit.
Policia ka nisur një hetim të gjerë për rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi të mundshëm, pasi ngjarje të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë.