Shpërthim masiv në një depo municionesh në Rusi (Video)

Rusia ka evakuuar më shumë se 2,000 persona nga fshatrat e afërta, pasi një zjarr i madh nisi shpërthimet në një depo municionesh në rajonin Ryazan në jug-lindje të Moskës, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 400 zjarrfikës po luftonin të mërkurën në mbrëmje për të shuar flakët që shpërthyen në depo atë ditë, ndërsa autoritetet thanë se pesë persona u plagosën por nuk pati të vdekur.

Si pasojë, flakët dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në qiell mbi depon, e cila thuhet se përmbante 75,000 tonë municione.

Një komitet hetimor tha se kishte hapur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave për trajtimin e armëve.

Guvernatori rajonal, Nikolai Lyubimov, e përshkroi situatën si “komplekse”, por tha në një deklaratë në mbrëmje: “Më e keqja kaloi, situata është nën kontroll.”

Ministria e urgjencës tha se evakuoi më shumë se 2,300 banorë që jetonin brenda një rreze prej pesë kilometrash nga zjarri dhe autostradat aty pranë ishin të mbyllura.

Aksidente të tilla janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të sasive të mëdha të municioneve të vjetra që mbeten në depo.

Massive Explosion at a military warehouse in Ryazan , Russia - Oct. 7, 2020

 

SHKARKO APP