Shpërthim në Bangladesh, dhjetë të vdekur
Një shpërthim që ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka, ka shkaktuar vdekjen e dhjetë personave dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë të kompanisë Multifabs.
Autoritetet njoftuan se shkak i shpërthimit ishte një bojler.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme materiale në afërsi të ndërtesës tri kate të kompanisë, e cila ka nisur operimin në vitin 1992 dhe ka pasur 70 milionë dollarë eksporte vitin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

