FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthim në Damask – Në shënjestër një depo armësh, nuk ka viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur zonën pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut. Sipas medias shtetërore siriane dhe Al Jazeeras, sulmi është kryer nga forcat izraelite mbi një depo armësh të grupit libanez Hezbollah, e cila ndodhet pranë aeroportit të Damaskut. Dëshmitarët thanë se kanë ndodhur 5 sulme në total përgjatë rrugës që të con drejt aeroportit, i cili ndodhet rreth 25 km larg kryeqytetit.

Televizioni shtetëror sirian citoi një burim ushtarak duke thënë se raketat që qëlluan nga territori izraelit synonin një zonë ushtarake në pjesën jugperëndimore të aeroportit. Pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale tregojnë tym dhe flakë, duke treguar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Minsitri i inteligjencës së Izraelit, Katz duke folur nga Shtetet e Bashkuara konfirmoi se incidenti në Siri korrespondon plotësisht me politikën e Izraelit për të parandaluar kontrabandën e armëve të përparuara të Iranit nëpërmjet Sirisë për llogari të grupit Hezbollah. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burimet e saj tha se depoja që ishte në shënjestër ka sasi të konsiderueshme të armëve që Teherani,  aleat i madh rajonal i presidentit sirian Bashar al-Asad, dërgon rregullisht nga ajri. Shëprthimi nuk ka shkaktuar viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?