Shpërthim në fabrikën e kimikateve në Venezia të Italisë, komuna apel qytetarëve: Mos dilni nga shtëpitë
Bota E Premte, 15 Maj 2020 12:11
Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë që merret me kimikatet në Marghera të Venezias, Itali, ndërsa flakët dhe tymi janë të dukshme deri në disa kilometra larg.
Mediat italiane kanë shpërndarë foto, ndërsa flakët vijojnë të djegin fabrikën.
Komuna ka dalë me një apel për qytetarët ku i kërkon të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të mbyllin dyert e dritaret, për shkak të rrezikshmërisë nga kimikatet.