Shpërthim pas nisjes, Japonia shkatërron menjëherë raketën hapësinore

Tentativa e Japonisë për të ”çarë” hapësirën ka dështuar. Autoritetet u detyruan të shkatërronin raketën e re pas problemeve të raportuara pas lëshimit nga Toka, duke frenuar kështu përpjekjet e këtij shteti për të hyrë në tregun e udhëhequr nga Space X i Elon Musk.

Agjencia Hapësinore e Japonisë u detyrua të aktivizonte komandën e vetë-shkatërrimit në raketën H3, për shkak të një dështimi në motorin shtytës në fazën e dytë të misionit.

“Do të duhet pak kohë për të kuptuar shkakun e këtij dështimi apo për të marrë ndonjë masë. Përsa i përket kostos, ajo do të rritet. Por në fund të fundit, në një status normal operacional, që përfshin konsideratat e kostove, ne ende synojmë të krijojmë një raketë konkurruese ndërkombëtare”, tha Hiroshi Yamakawa, President i Agjencisë Hapësinore të Japonisë.

SHKARKO APP