Shpërthimi i fuqishëm në Turqi, reagon me urgjencë Erdogan

Turqia u trondit sot nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh. Deri më tani raportohet nga mediat turke se 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 74 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pritet që bilanci të rëndohet, pasi vijojnë shpërthimet brenda fabrikës. Sipas autoriteteve në fabrikë ndodheshin rreth 200 punonjës në momentin e shpërthimit.

Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar me urgjencë edhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Kishte 189 punonjësve në fabrikë, numri i të plagosurve deri tani është 74, ndërsa kemi dy të vdekur. Lutemi që të plagosurit të shërohen sa më parë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre. Shpresojmë të mos marrim lajme negative për ata që ndodhen brenda. Janë marër të gjtiha masat”, deklaroi lideri tuk.

SHKARKO APP