Shpërthimi i një telefoni shkakton 4 viktima në Spanjë
Katër anëtarë të një familje humbën jetën në Spanjë, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Guillena, në provincën e Seviljas, kur një bateri e një telefoni në karikim shpërtheu duke shkaktuar një zjarr të madh, që u mori jetën çiftit të bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre 16 dhe 21 vjeç.
Zjarri raportohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit, teksa kanë qenë hetuesit ata që kanë zbardhur shkaqet e fillimit të flakëve.