Shpërthimi i rasteve, Gjermania rikthen izolimin lokal

Autoritetet gjermane kanë rikthyer masat e izolimit në disa zona pas shpërthimit të koronavirusit në një fabrikë të paketimit të mishit.

Kryeministri i rajonit të Vestfalisë Veriore tha se kufizimet do të kthehen në rajonin e Guetersloh, me rreth 360 mijë banorë.

Armen Laschet tha se izolimi do të zgjasë deri më 30 qershor. Sipas tij, kjo lëvizje është një masë parandaluese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që rikthehen masat e kufizimit që kur Gjermania nisi lehtësimin e izolimit në maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi është vlerësuar gjerësisht për përgjigjen ndaj pandemisë, por ka shqetësime se infeksionet po rriten sërish. Disa ekspertë druhen nga vala e dytë.

Aktualisht shkalla e riprodhimit të virusit në Gjermani është 2.76.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?