Shpërthimi i vullkanit “zhduk” fshatin në ishullin turistik
Më shumë se 5 mijë persona, qindra prej të cilëve turistë, janë evakuuar nga hotelet dhe shtëpitë në ishullin turistik spanjoll La Palma, pas riaktivizimit të vullkanit La Cumbre Vieja, i cili lëshoi 8 “lumenj” llave duke shkatërruar qindra shtëpi. Po ashtu, llava ka ndërprerë edhe një nga autostradat kryesore në ishull.
Ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthimi i vullkanit mund të zgjasë deri në dy muaj. Para riaktivizimit të vullkanit, i cili kishte shpërthyer edhe dy herë të tjera në vitin 1949 dhe 1971, autoritetet regjistruan më shumë se 1 mijë lëkundje sizmike brenda 5 ditëve.
Në një studim të vitit 2001 pretendohet se një shpërthim i madh i vullkanit është i mundur dhe rrezikon shkaktimin e një cunami gjigant, i cili mund të arrijë deri në Amerikën e Veriut.
Zona është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike e ka një popullsi prej 85 mijë banorësh.