Shpërthimi shkatërrues në Bejrut, bie qeveria. Të gjithë kanë dhënë dorëheqjen
Bota E Hënë, 10 Gusht 2020 17:43
Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrimtar në portin e Bejrutit. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha se vendimi është marrë pas tensioneve të shtuara dhe teksa një sërë ministrash kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. “E gjithë qeveria ka dhënë dorëheqjen”. Ai shtoi se kryeministri Hassan Diab do i drejtohet pallatit presidencial ku do të “paraqesë dorëheqjen e tij në emër të gjithë kabinetit qeveritar”.