Shpërthimi shkatërrues në Bejrut, Erdogan bën deklaratën e fortë: Raketa por…

Kryeqyteti libanez u gjunjëzua pasditen e së martës. Shpërthimi ka pikëpyetje, akuza por edhe teori konspirative. Qeveria është shënjestra e parë e kritikave për neglizhencë dhe keqmenaxhim por Hezbollahu dhe Izraeli po përmenden gjithashtu si faktorë të mundshëm në ngjarjen që tronditi botën.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar për shpërthimin shkatërrues në Bejrut, i cili ndodhi më 4 gusht, ku si pasojë humbën jetën 157 persona dhe u plagosën mbi 6000 mijë të tjerë. Erdogan pohon se asnjë nuk duhet të dalë në purfundime në lidhje me shkakun e shpërthimit, por megjithatë ai është shprehur se shpërthimi mund të ketë ndodhur edhe për shkak të raketave të fshehura.

”Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”.

SHKARKO APP