Shpërthyen infektimet, Spanja izolon 70 mijë persona në zonën turistike

Zyrtarët në rajonin veriperëndimor të Galicisë në Spanjë kanë rivendosur kufizime në një zonë ku ndodhen 70,000 persona pas një shpërthimi tjetër të Covid-19.

Vetëm ata që shkojnë për punë do të lejohen të largohen ose të hyjnë në zonën bregdetare të A Marina nga mesnata e së Dielës deri të Premten.

Zyrtarët rajonalë të shëndetit njoftuan të Dielën se udhëtimi brenda dhe jashtë A Marina do të kufizohej rreptësisht për pesë ditë, megjithëse njerëzit do të jenë të lirë të lëvizin përreth zonës.

Zyrtarët kanë thënë se shpërthimet e reja kanë ndodhur në lokale dhe bare. Kështu, kapaciteti në bare dhe restorante do të jetë i kufizuar në 50%.

Tani ka 258 raste të Covid-19 në Galicia, përfshirë 117 në provincën Lugo, thonë autoritetet.

Takimet do të kufizohen në 10 persona dhe maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme jashtë.

Masa vjen një ditë pasi rajoni veri-lindor i Katalonjës vendosi një bllokim të ngjashëm lokal.

Në shkallë vendi, shpërthimi i infeksioneve në Spanjë është nën kontroll.

Vendi ka regjistruar më shumë se një çerek milion raste dhe të paktën 28,385 vdekje. Spanja ishte në prag të hapjes së kufijve të saj me shtetet e tjera të BE-së, si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

SHKARKO APP