Shpëtuan “gjallë” nga Hitleri por koha i kalbi (FOTO)
Koha i kalbi e fjalën e kemi për “ushtrinë” për makinerinë naziste, e cila punonte me paratë e grumbulluara nga sende me vlerë që grabiteshin me forcë në vendet e pushtuara. Për t’u shpëtuar këtyre grabitjeve në Francë mijëra njerëz nisën të fshehin sendet e tyre me vlerë, duke nisur që nga aksesorët personalë e deri tek makinat, që në atë kohë vlerësoheshin si makina luksi.
Ai që e ilustron më së miri këtë fakt është zbulimi i dhjetra makinave në një minierë në Francën qendrore. Zbulimi është kryer rastësisht nga 56-vjeçari bleg, Vincent Michel. Michel thotë se i ka gjetur rastësisht ato dhe se vazhdon ende që të pyesë veten sesi mund të ndodhë që të harrohen në një minierë dhjetra të tilla.
Sigurisht, koha ka bërë të veten dhe sot mjetet që dikur gëlonin nëpër rrugët e Parisit janë të ndryshkura plotësisht.
Sipas versionit zyrtar, Adolf Hitleri qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Eva Braun zgjodhi një dozë vdekjeprurëse cianidi dhe në përputhje me urdhërat e dhëna nga vetë Fyhreri, trupat e tyre u dogjën.
Por shkrimtari Adel Basti thotë se Hitleri ka vdekur më 3 Shkurt të vitin 1971 në Paraguai. Basti pretendon se një tjetër njeri është lënë në bunkerin e Berlinit, ku u gjet kufoma e pretenduar e Hitlerit.
Hitleri u arratis dhe iku në Amerikën e Jugut, ku ai jetoi 26 vite bashkë me shokët e tij nazistë, ka pohuar një autor në librin e tij më të ri. Personi që u mendua të ishte Hitleri, thuhet se ishte si një njeri i moshuar nga Paraguaj, i cili kaloi disa vite në mërgim dhe më pas u përdor si karrem për vdekjen e Adolf Hitlerit, është shprehur historiani Abel Basti.
Ai tha se: “Nuk ishte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që Hitleri të shkonte larg dhe që të mos binte në duart e Bashkimit Sovjetik. Kjo vlen edhe për shumë shkencëtarë, ushtarë dhe spiunë të cilët më vonë morën pjesë në luftën kundër regjimit sovjetik. Familjet e pasur të cilat kishin ardhur në ndihmë gjatë viteve kanë qenë përgjegjës për organizimin e funeralit të tij. Hitleri ishte varrosur në një bunker nëntokësor, e cila tani është një hotel elegant në qytetin e Asuncion”, u shpreh ai.