Shpresë edhe në Francë: Bie numri i viktimave dhe pacientëve në terapi intensive
Franca ka raportuar një rënie të vogël të numrit të vdekjeve në spital dhe pacientëve në trajtim intensiv.
Vendi regjistroi 315 vdekje në spital në 24 orët e fundit, më pak se një ditë më parë, pasi të shtunën u shënuan 353 viktima.
Numri në total i viktimave nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 14,393, i treti më i lartë në botë.
Megjithatë, për të katërtën ditë radhazi ka rënë numri i pacientëve në terapi intensive, ku në total numri është 6.845.
Ministria e Shëndetësisë në Francë tha se epidemia duket se është duke u lëkundur por theksoi se duhet pasur kujdes: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”.