Shqetësimi nga lija e majmunëve, OBSH: Nuk do ketë pandemi globale

Ndryshe nga Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve jashtë Afrikës do të çojë në një pandemi. Kështu tha një zyrtar të hënën, duke shtuar se mbetet e paqartë nëse personat e infektuar që nuk shfaqin simptoma mund ta transmetojnë sëmundjen.

Më shumë se 300 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit, një sëmundje zakonisht e lehtë që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe puçra në lëkurë të mbushura me qelb janë raportuar gjatë muajit maj, kryesisht në Evropë.

OBSH po vlerëson nëse shpërthimi duhet të klasifikohet si “një emergjencë e mundshme e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Një vlerësim i tillë, siç u bë për Covid-19 dhe Ebolën, do të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimeve dhe financimit, për të frenuar sëmundjen.

SHKARKO APP