Shqetësimi për pasojat që sjell, Britania thirrje qytetarëve ta ‘marrin’ AstraZeneca-n

Rregullatori britanik i barnave po u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht njoftimeve se shtatë persona në Britani kanë vdekur nga mpiksjet e rralla të gjakut pas marrjes së vaksinës.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor, tha se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkaktonte mpiksjen dhe se procesi për “vlerësimin rigoroz të saj” do të vazhdojë.

Megjithëse agjencia tha të premten vonë se shtatë njerëz kishin vdekur si rezultat i mpiksjes së gjakut, ajo nuk dha ndonjë informacion për moshat ose gjendjen e tyre shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia tha se kishte identifikuar gjithsej 30 raste të rralla të mpiksjes së gjakut nga 18.1 milion doza AstraZeneca të administruara deri më 24 Mars. Rreziku i lidhur me këtë dukuri është “shumë i vogël”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefja e agjencisë tha se përfitimet nga AstraZeneca në parandalimin e infeksionit dhe ndërlikimet e tij e tejkalojnë çdo rrezik dhe publiku duhet të vazhdojë të marrë vaksinën.

Shqetësimet për vaksinën AstraZeneca i kanë shtyrë disa vende duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Hollandën për të kufizuar përdorimin e saj tek njerëzit e moshuar./VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?