Shqetësohet NATO. Turqia ble sistemin raketor nga Rusia

Pas rrëzimit të një bombarduesi rus në vitin 2015, Turqia duket e vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Pavarësisht shqetësimeve të NATO-s, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij ka rënë dakord për të blerë sistemin rus të raketave S-400.

“Kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e sistemit raketor S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”, tha Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, Erdogan tha se ky zhvillim nuk ka përse të shkaktojë tensione, pasi një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për të garantuar sigurinë e vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partnerët e Ankarasë në aleancen veri atlantike, kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e NATO-s, e gjithashtu frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e aleances.

Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë. Zaur Gasimov, analist  në Fondacionin “Max Ëebber”, që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë për Zërin e Amerikës, se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demostruar sovranitetin e saj dhe për t’u afruar më shumë me Moskën.

Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, kishte çmimin më të ulët në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?