Shqipëria në BE, Edtstadler: Në vitin 2030

“Dy shtetet ballkanike, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë anëtarët e parë të rinj të BE-së nga rajoni ynë deri në vitin 2030”,-kështu tha ministrja austriake për Çështje Evropiane, Karoline Edtstadler që jep për herë të parë afate kohore për Podgoricën dhe Tiranën.

“BE-ja duhet të pranojë Malin e Zi dhe Shqipërinë si shtete anëtare deri në vitin 2030, me Komisionin Evropian që inkurajon kandidatët e tjerë përmes ‘zgjerimit gradual’. Unë mendoj se do të ketë 29 anëtarë të BE-së deri në vitin 2030, me Malin e Zi që do të anëtarësohet në 2028 dhe Shqipëria në 2030.

Unë e kam konstatuar personalisht gjatë vizitave që realizova atje në muajin prill se sa të angazhuara dhe ambicioze janë këto shtete në procesin e zgjerimit. Ne mund të kemi frenim të nacionalizmit në rritje në vendet kandidate veçanërisht në Ballkanin Perëndimor nëse nuk japim stimuj dhe kjo duhet të bëhet përmes integrimit gradual”.

Zgjerimi gradual nënkupton që vendeve që kërkojnë pranimin në BE t’u ofrohen përfitime të pjesshme të anëtarësimit pasi ato të përmbushin kushte specifike, në vend të qasjes gjithçka ose asgjë.

SHKARKO APP