Shqiptarë e italianë në pranga, antimafia shkatërron grupin kriminal, 7 në pranga
Policia italiane ka lëshuar 7-urdhër arresti për një grup të strukturuar kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë.
Të arrestuarit merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kryesisht kokainë, banda drejtohej nga shqiptari dhe punët ishin të ndara për cdo anëtarë të bandës raporton policia Italiane pasi ka kryer një hetim të zgjatur në kohë me qëllim faktimin e akuzave për grupin kriminal.
Për 4 nga të arrestuarit janë bërë publike vetëm inicialet e tyre,M.B 27 vjec, M.K 36 vjec dhe T.I 29 vjec të cilët kryenin rolin e transportuesit të drogës dhe C.L 36 vjec që dyshohet si koka e grupit.
Gjatë arrestimit janë sekuestrua armë dhe fishekë luftarak që banda i mbante me vete kur lëvizte .
Qytete kryesore ku ata operonin ishin, Martinsicuro dhe Alba Adriatica ndërsa të ardhurat janë përdorur në pasuri të paluajtshme në Shqipëri thuhet në deklaratën e policisë dhe njësisë speciale Anti-Mafia Italiane.