Shqiptari bie nga lartësia 8 metra në Greqi, ishte duke krasitur një pemë

Një 51-vjeçar shqiptar ka rënë në një lartësi prej 8 metrash teksa punonte në Greqi dhe ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua nga ajo lartësi.

SHKARKO APP