Shqiptari godet me thikë në zemër fqinjin, shkak muzika e lartë

Shqiptarët vijojnë të pushtojnë lajmet e kronikës në Itali.

Rasti më i fundit është regjistruar në San Bonifacio, ku një shqiptar ka qëlluar me thikë fqinjin e tij maroken.

Një thikë kuzhine me një teh të gjatë 21 cm është arma me të cilën B.B, 36 vjeç, u hodh kundër  fqinjit të tij, fiks në pragun e banesës së këtij të fundit.

Marokeni 30-vjeçar mori një plagë afër zemër por fatmirësisht mbijetoi.

Sipas banorëve të zonës, shkak për sulmin ishte muzika e lartë.

Sipas hetimeve, B.B ishte larguar nga banesa e tij duke thyer një thikë kuzhine me qëllim të qartë për të vrarë. Sapo u gjend para viktimës, ai e goditi atë pa thënë asnjë fjalë.

Më pas, viktima arriti të largohej i plagosur dhe gjakosur, duke kërkuar ndihmë në rrugë.

Ishin britmat e tij që tërhoqën vëmendjen e lagjes dhe menjëherë dhanë alarmin që lejoi të gjithë patrullat e karabinierëve dhe të shmangnin një epilog shumë më dramatik.

Shqiptari u arrestua dhe tashmë pret verdiktin e drejtësisë, shkruajnë mediat italiane.

SHKARKO APP