Shqiptari i vë flakën gruas, tmerri në banesë. Detajet e para, shkak dyshohet se u bë …

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Kalamata te Greqise, ku nje shqiptar, 45-vjecar i ka vene flaken gruas se tij 39-vjecare.

Mediat greke raportojne se ngjarja ka ndodhur ne banese, nderkohe qe dy femijet e ciftit nuk kane qene aty. Nderkohe qe britmat e gruas kane qene aq te forta sa kane alarmuar fqinjet, qe me pas kane njoftuar policine.

Sipas deshmive te para, fqinjet degjonin shpesh zera, pasi thuhet se bashkeshortet ziheshin, por ulerimat kete radhe ishin alarmuese.

Ishte ndjenja e fortë e xhelozisë ajo qe dyshohet te jete bere shkak i kesaj ngjarjeje, pas te ciles gruaja po lufton me jeten, nderkohe qe edhe burri perfundoi ne spital, pasi ka marre plage nga diegia.

Femijet e ciftit qe jetonte prej vitesh ne Greqi, 18 dhe 16 vjeç per fat nuk kane pare skenen horror, kur i ati i vuri flaken ta digjte te gjalle nenen e tyre.

Ndaj burrit eshte ngritur tashme akuza e vrasjes se mbetur ne tentative.

SHKARKO APP