Shqiptari kapet me 500 gr drogë të fshehur në trup, ishte punëtor trageti

Një shqiptar 25 vjeçar, punëtor në tragetin e linjës Durrës-Bari është arrestuar në flagrancë me gjysëm kg marijuanë të fshehur në trup, ndërsa tentonte të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit.

Me veshjen e  punës i riu shqiptar u përpoq të evitonte kontrollin e policisë financiare e doganore në portin e Barit.

Gjatë kontrollit ai shfaqi hapur shenja nervozizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në trup iu gjet lidhur me një fasho llastiku rreth gjysëm kilogramë marijuanë që mendohej se ishte e destinuar të furnizonte tregun ilegal lokal të drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbrëmje 25 vjecari shqiptar do të kthehej përsëri me tragetin ku punonte.

Policia italiane po heton mbi zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij në Itali me dyshimin se kjo praktikë e trafikimit të drogës mund të jetë përdorur dhe më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?