Shqiptari kapet në Bari me 3.5 kg drogë të fshehur në mënyrë perfekte
Një sasi prej tre kilogram e gjysmë lëndë narkotike marijuanë e shkuar nga Shqipëria, u sekuestrua nga policia italiane në Bari.
Lënda narkotike ishte mbështjellë me materiale plumbi për të shmangur skanerat në pikat e kalimit kufitar.
Droga ishte fshehur në pjesën e parakolpit të mjetit.
Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave lokale në Bari, automjeti me drogën kishte mbërritur me traget nga Shqipëria dhe panelet e plumbit ishte bërë për të shmangur kontrollin e skanerëve në doganë.
Shqiptari i arrestuar është dërguar në burgun e Barit.
Mënyra e fshehjes së drogës ka habitur hetuesit, duke zbuluar kështu një metodë të re që shmang kontrollet.
Hetimet për rastin janë në progres për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm.
KOHA JONË SONDAZH

