Shqiptari më i urryer në botë sërish në telashe të mëdha
Në 2015-ën, Martin Shkreli mori famë ndërkombëtare pasi, në pozicionin e CEO-s së kompanisë së tij farmaceutike, rriti çmimin e një mjekimi me 5000%. Bëhej fjalë për Daraprim, një mjekim që është me rëndësi jetësore për të infektuarit me HIV. Ai shkaktoi polemika në mbarë botën dhe nuk u ndal me kaq.
Shkreli është sërish përpara ligjit për një çështje që nuk ka lidhje me kompaninë e tij farmaceutike. Shkreli është drejtor i një kompanie që menaxhon fondet. Prokurorët thonë se, në këtë pozicion, ai u ka humbur klientëve të tij miliona dollarë si pasojë e keqmenaxhimit.
Për të rregulluar këtë, ai mashtroi një kompani të dytë farmaceutike dhe u vodhi 11 milionë dollarë për të paguar klientët nga biznesi i lartpërmendur.
Biznesmeni shqiptar është këshilluar nga ekipi i tij ligjor që të mos flasë përpara kamerave e të mos bjerë në syrin e publikut gjatë kohës së gjyqit, por pavarësisht kësaj Shkreli nuk ndalet. “Jam i emocionuar. Me zor po pres,” tha ai gjatë një telefonate me një përfaqësues të The Associated Press.
Avokatët e tij kanë planifikuar një strategji mbrojtëse që mbështetet në idenë se qëllimet e Martinit ishin të mira. “Ai thjesht donte të paguante klientët e tij dhe gjërat e gabuara që ka bërë, janë shlyer tanimë,” tha avokati i tij.
KOHA JONË SONDAZH

