Shqiptari qëllon me armë dy marokenë
Bota E Premte, 1 Janar 2021 16:40
Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri dy marokenë orët e para të vitit 2021 në Milano.
Sipas medias italiane, gjithçka ka nisur gjatë një sherri 43 minuta pas mesnatës. Ai është larguar nga vendngjarja, duke lënë pas trupat e plagosur, ku një ndër tyre ndodhet edhe në gjendje shumë kritike për jetën.
Pritet që përmes kamerave të sigurisë në zonën Gigante në Milano, të bëhet i mundur identifikimi i autorit shqiptar, i cili ende nuk dihet.