Shqiptarja i del trenit përpara dhe humb jetën

Një e re shqiptare ka mbetur e vdekur, pasi i doli trenit përpara. “E pashë atë papritmas, dukej sikur po më priste dhe nuk mund të bëja dot asgjë për ta shmangur”.

Kjo ishte dëshmia e drejtuesit të trenit, për aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në linjën hekurudhore Brescia – Parma. Sipas mediave italiane gruaja kishte probleme mendore. Policia mendon se ky rast nuk është një aksident, por një akt i paramenduar nga gruaja duke u bazuar në historinë personale të saj.

SHKARKO APP