Shtatzënë në kohë të pandemisë, të pathënat e forta

Shtatzënia në kohë pandemie është një shqetësim i dyfishtë. Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së Covid-19. Nëse nëna zbulon se është e prekur nga koronavirusi, a duhet i porsalinduri të rrijë larg saj?  Më shumë se 200 milion gra shtatzënë në të gjithë botën janë një risk potencial për t’u infektuar me Covid-10 dhe studimet janë ende në fillimimet e tyre përsa i përket nivelit të rrezikut që paraqitet tek to apo tek të porsalindurit.

Shumë mjekë janë të mendimit se kontakti fizik dhe gjidhënia forcon sistemin imunitar të bebit. Shtoji kësaj faktin që shumica e fëmijëve në botë nuk preken nga virusi i ri. Edhe ata që preken shfaqin simptoma fare të lehta. Një tjetër problem që paraqitet në një kohë të tillë është kujdesi profesional i limituar. Shumë spitale, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit tek pacientët e tjerë apo stafi, kanë ndaluar të gjithë vizitorët, përfshi këtu edhe partnerin e gruas shtatzënë.

Përsa i përket gjidhënies, ajo është mënyra më e mirë përmes së cilës nënat mund t’i mbrojnë të vegjëlit e tyre nga infeksionet, viruset a mikrobet. Edhe për gratë shtatzëna, si për gjithë të tjerët këshilla kryesore është higjena. Është shumë e rëndësishme larja e duarëve me sapun për 20 sekonda. Shmangni prekjen e syve, gojës apo hundës dhe gjithashtu njerëzit. Distancimi social është shumë i rëndësishëm për pakësimin e përhapjes. Hidratohuni dhe pushoni mjaftueshëm për të forcuar sistemin imunitar.

SHKARKO APP