Shtëpia e Bardhë planifikon të mbledhë Këshillin e Paqes në Gaza më 19 shkurt
Shtëpia e Bardhë po planifikon të thërrasë takimin e parë të Këshillit të Paqes në Gaza më 19 shkurt. Në mesin e anëtarëve themelues të Bordit të Paqes është edhe Shqipëria
Takimi i parë zyrtar i organit të krijuar së fundmi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sipas raportimeve nga mediat e huaja ka dy qëllime: së pari, të përshpejtojë zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe së dyti, të mobilizojë burimet ndërkombëtare për rindërtimin e zonës.
“Do të jetë takimi i parë i Këshillit të Paqes dhe në të njëjtën kohë një konferencë ndërkombëtare për financimin e rindërtimit të Gazës”, tha një zyrtar amerikan.
Bordi i Paqes për Gazën përbëhet aktualisht nga 27 vende anëtare dhe kryesohet nga vetë Donald Trump. Kreu i Shtëpisë se Bardhe ka marrë një mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gaza, si edhe për të kontribuar në hartimin e kuadrit qeverisës dhe rindërtimit të territorit.
Administrata Trump ka nisur kontakte me dhjetëra shtete për të ftuar liderët e tyre dhe për të shqyrtuar mundësinë e pjesëmarrjes në samit. Takimi pritet të mbahet në Institutin e Paqes në Uashington, i cili së fundmi është riemërtuar në nder të presidentit amerikan.
Sipas Axios takimi i pare i bordit te paqes zhvillohet një dite pasi Kryeministri Izraelit te takohet me Presidentin Amerikan Donald Trump ne 18 shkurt në Shtëpinë e Bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

