Shtëpia e Bardhë po planifikon largimin e Rex Tillerson, bëri përshkrim fyes ndaj Trump

Shtëpia e Bardhë po diskuton planet për të zëvendësuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson me shefin e CIA-s Mike Pompeo, thonë mediat amerikane.

Z. Tillerson ka kundërshtuar Presidentin Trump kohët e fundit në lidhje me politikën e jashtme.

Sekretari i shtetit thuhet se e ka përshkruar privatisht presidentin si një “idiot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, ata kanë ndryshime për qasjen e tyre ndaj testimit të raketave të Koresë së Veriut dhe programit bërthamor të Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u cituan nga Associated Press duke thënë se një plan po diskutohej dhe burimet e paidentifikuara qeveritare folën gjithashtu me New York Times dhe Vanity Fair.

Z. Pompeo do të zëvendësohet në CIA nga senatori republikan Tom Cotton, raporton New York Times.

Raportet sugjerojnë se ndryshimi mund të ndodhë në dhjetor ose në janar.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Trump ka dhënë miratimin përfundimtar për këtë veprim.

Por në përgjigjen e saj zyrtare ndaj raporteve, Shtëpia e Bardhë ka thënë se zoti Tillerson mbetet në post.

“Siç tha Presidenti, Rex është këtu”- tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një deklaratë.

“Sekretari Tillerson vazhdon të udhëheqë departamentin e shtetit dhe i gjithë kabineti është i fokusuar në përfundimin e këtij viti të jashtëzakonshëm të suksesshëm të administratës së Presidentit Trump.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?