Shtëpia e Bardhë: Shtetet duhet të hapen për të shpëtuar jetë
Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany deklaroi se shtetet amerikane duhet të ndjekin hapat e propozuara nga qeveria federale për rihapjen e ekonomisë.
Reagimi i saj erdhi pas dëshmisë që kreu i Task Forcës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci bëri përpara senatorëve ku paralajmëroi pasoja të mëdha nëse hapja e shteteve bëhet në mënyrë të menjëhershme dhe të pamenduar mirë.
“Ne duam të rihapim vendin pasi ka pasoja të tjera që kërcënojnë kur qëndrojmë të mbyllur”, deklaroi McEnany.
“Telefonatat për abuzimin me substancat janë rritur me 1000% ndërsa kontrollet për kancer janë ulur me 90%”, shtoi zëdhënësja.
“Njerëzit kanë shumë frikë të shkojnë te doktorët”, vijoi, McEnany duke shtuar se amerikanët kanë shumë nevojë që t’i kthehen sa më parë jetës së tyre normale.