Shtetet e Bashkuara sanksionojnë Rusinë për sulme kibernetike

Shtetet e Bashkuara ndërmorën disa sanksione kundër Rusisë, për shkak të, siç thanë, sulmeve kibernetike dhe akteve të tjera armiqësore. Masat, që shenjestrojnë dhjetëra subjekte dhe zyrtarë rusë, synojnë t’i parandalojnë aktivitetet e dëmshme të Rusisë. Ky fakt u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë. Sipas deklaratës, inteligjenca ruse ishte prapa sulmit masiv kibernetik “SolarWinds”, që ndodhi vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë e akuzoi Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020. Rusia i hodhi poshtë akuzat dhe tha se do t’iu përgjigjet sanksioneve të SHBA-së. “Sanksionet e reja amerikane janë një goditje serioze mbi marrëdhëniet dypalëshe”, tha Ministria e Jashtme ruse. Sanksionet që u shpallën të enjten, janë të detajuara në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ato vijnë në një kohë të tensionuar të marrëdhënieve midis dy vendeve. Muajin e kaluar, SHBA-ja ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë dhe disa subjekte qeveritare, në lidhje me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Rusia këmbëngul se nuk është e përfshirë në rastin Navalny. Të martën, në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Biden u zotua se do t’i mbrojë interesat e SHBA-së “në mënyrë të vendosur”. Biden po ashtu propozoi një samit me Putinin, për të gjetur hapësira ku dy vendet mund të punojnë së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?