Shtetet e varfëra të BE: Të pasurit do të marrin më shumë. Propozimet e shpenzimeve janë të padrejta

Vendet lindore dhe jugore të Bashkimit Europian kundërshtuan përpjekjet për ndihmat që ata marrin nga buxheti i BE duke bashkëngjitur kushte, nga frika se “më i varfëri do të marrë më pak dhe më i pasur do të marrë më shumë.”

BE, e cila është duke u përgatitur për një betejë mbi planin e saj të buxhetit 2021-27, siguron ndihmën e njohur si fonde kohezioni për shtetet anëtare në jug dhe në lindje për t’i ndihmuar ata të rrisin investimet dhe të kapin vendet më të pasura në veri dhe perëndim.

Drejtuesit e Polonisë dhe Sllovakisë u shprehën se propozimet e buxhetit ishin shumë të ngurta në kushtëzimin e tyre.

Diskutimet mbi buxhetin afatgjatë të BE-së ka të ngjarë të jenë të vështira, sepse një recesion ekonomik mund të jetë duke ardhur në Europë dhe largimi i mundshëm i Britanisë do të lërë një vrimë në arkat e BE-së, sepse ka qenë një kontribues neto i buxhetit.

Komisioni Europian ka propozuar një buxhet shtatë vjeçar prej rreth 1.1 trilionë euro që do të ishte rreth 1.11% e të Ardhurave Kombëtare të Bashkuara të BE-së.

Disa shtete duan një buxhet më të madh të BE-së sepse duan të rrisin shpenzimet për kërkime, ekonominë dixhitale, kontrollin e kufijve dhe mbrojtjen. (Euronews)

SHKARKO APP