Shteti me 95 milionë banorë, Vietnami shënon viktimën e dytë të koronavirusit
Bota E Shtunë, 1 Gusht 2020 14:39
Vietnami ka regjistruar vdekjen e dytë nga koronavirusi. Dy viktimat e para, burra të moshës 61 dhe 70-vjeçare, vdiqën në një spital në Da Nang, qytet që është bërë epiqendër e përhapjes së virusit në shtetin e Azisë Juglindore.
Të dy personat që vdiqën nga sëmundja e re kishin edhe probleme të tjera shëndetësore.
Shteti me rreth 95 milionë banorë ka raportuar vetëm 546 raste të infektimeve që nga fillimi i pandemisë.