Shteti më i korruptuar në Europë? SHBA: Politikanët fshihen nën maskën e interesave kombëtare

Kush është shteti më i korruptuar në Ballkan? I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, thotë se është Bosnje Hercegovina.

Ai akuzoi edhe politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”. I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor, Escobar u përgjigj absolutisht.

“Nëse shikoni problemet që ka Bosnje Hercegovina, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im”, tha Escobar.

SHKARKO APP