Shteti ndalon xhamitë në kryeqytet të përdorin altoparlantë për faljen

Faljet pesë herë në ditë kanë shqetësuar banorët prandaj shteti vendosi të marrë këtë vendim.

Ruanda ndaloi xhamitë në kryeqytetin Kigali të përdorin altoparlantët, shkruan sot BBC

Ata thonë se thirrjet për faljet pesë herë në ditë shqetësonin banorët e e qarkut Niarugenge, ku ndodhet numri më i madh i xhamive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por një zyrtar i komunitetit mysliman kritikoi vendimin duke thënë se mund të ulej volumi i zërit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajin e kaluar rreth 700 kisha u mbyllën pasi nuk kishin vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.

Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.

Qeveria tha se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?