Shteti në luftë me virusin, kryeqyteti del nga karantina

Nuk kishte ndodhur deri më sot, që një kryeqytet i një shteti që është prekur shumë nga Covid-19 të dalë nga karantina, duke vënë kështu në rrezik të drejtëpërdrejtë milion njerëz. Në një kohë kur virusi vijon të përparojë në Irani, Teherani ka vendosur të dalë nga karantina dhe qeveria iu ka bërë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat që të rikthehen në punë. Provincat e tjera në Iran i kanë hequr masat shtrënguese që një javë më parë. Mësohet se shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me impiantet sportive, ndërsa në restorante mund vetëm të porosisësh dhe ta marrësh ushqimin me vete. Deri në këto momente Irani numëron mbi 80 mijë persona të prekur nga Covid-19 dhe 5 mijë viktima.

SHKARKO APP