Shteti që lëshon alarmin: Pacientët me Covid vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit, familjarët po luten për ndihmë

Gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur në një spital në Pakistan pasi furnizimet e oksigjenit ishin tepër të ulta. Familjarët e pacientëve kanë përshkruar se si luteshin për ndihmë ndërsa paniku përfshiu spitalin në qytetin verior të Peshawar.

Zyrtarët e spitalit kanë fajësuar kompanitë e furnizimit për mungesën, por disa pjesëtare të stafit janë pezulluar. Pakistani aktualisht po lufton me një valë të re të rasteve të koronavirusit, me një total prej më shumë se 400,000 infeksionesh dhe mbi 8,000 vdekje të raportuara që nga fillimi i shpërthimit, raporton BBC.

SHKARKO APP